MENU
klinika

Emrat

Sherri dje në seancë plenare, Komisioni i Etikës përjashton nga Kuvendi 6 deputetë të opozitës

31.10.2023 - 17:40

Komisioni i Etikës ka përjashtuar nga Kuvendi 6 deputetët e Partisë Demokratike. Pavarësisht tensioneve dhe përplasjeve, mësohet se mazhoranca ka marrë vendimin e vetme.

Dje në sallën e Parlamentit pati përplasje të forta, ku nuk munguan as konfliktet fizike. Por sherri ka vijuar dhe sot. Pak më parë Berisha dhe deputetët pranë tij u futën në Komisionin e Etikës dhe bllokuan mbledhjen. Flamur Noka prishi mikrofonët, por sërish PS ka vendosur përjashtimin e tyre.

Gazmend Bardhi, Bledion Nallbati, Flamur Noka, Edi Paloka dhe Albana Vokshi janë përjashtuar 10 ditë. Ndërkohë Saimir Korreshi është përjashtuar për 3 ditë.

Me një shkresë drejtuar Kuvendit, 13 deputetë të PS kërkuan masë disiplinore për deputetë të cilët sipas tyre, në seancën e 30 tetorit 2023 në thyerje të rëndë të Rregullores së Kuvendit dhe të Kodit të sjelljes së Deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, bllokuan foltoren e Kuvendit, hoqën kartat nga pajisjet elektronike të deputetëve të Grupit Parlamentar të PS të cilët ishin të regjistruar për të diskutuar mbi çështjet e evidentuara nga zgjedhësit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga tonet e ashpra, te përplasjet fizike mes deputetëve të opozitës dhe PS

Opozita bllokoi seancën! Ç’ndodhi në Kuvend


Paralajmërime për kaos në rrugë, mbyllen mbi 200 shkolla

Moti i keq me dëborë “gjunjëzon” Britaninë!

Atmosferë elektrizuese në rrugët e Tiranës

Tifozët e Shqipërisë bëhen gati për ndeshjen me Ukrainën

Vrasja me thikë e 14-vjeçarit në Tiranë

Prindërit e nxënësve njoftojnë protestë

Nga Lutfi Dervishi

Dhuna nis në çerdhe…

14-vjeçari u vra me thikë nga bashkëmoshatari

Demonstruesit mbajnë një minutë heshtje në respekt të Martin Canit