MENU
klinika

Revista amerikane "Southwest Journal"

Shqipëria mes 8 vendeve më të përballueshme në Evropë

12.10.2023 - 16:51

Me historinë e saj të pasur, bukurinë piktoreske dhe kulturën e larmishme, Europa ofron mundësi të shumta për turistët. Por disa vende janë të kushtueshme sipas medias Southwest Journal e cila përmend kryeqytet e njohura si Roma, Londra dhe Parisi.

Por revista sugjeron shtete që mund të përballohen fare mirë kostot e pushimeve. Një prej tyre është Shqipëria. Falë arkitekturës, plazheve dhe maleve mahnitëse, Shqipëria mbetet një nga destinacionet e paeksploruara të Evropës.

E larmishme dhe e njohur për mikpritjen ndaj udhëtarëve të huaj, turistët do të kenë mundësinë të provojnë shijen e kuzhinës shqiptare me çmime shumë të përballueshme. Ndër destinacionet shqiptare që rekomandon janë kryeqyteti Tirana dhe Saranda. Tirana ofron një ndërthurje të arkitekturës osmane, fashiste dhe sovjetike ndërsa qyteti bregdetar është vendi i përsosur për ata që duan të shijojnë relaksin buzë detit me çmime të përballueshme.

Megjithatë, Shqipëria nuk ofron vetëm kostot të ulëta, por udhëtarët mund do të zbulojnë kulturën përmes përvojave dhe mundësive të reja që ofron vendi ynë për të eksploruar zona më pak të njohura.