MENU
klinika

Analiza

Si u bënë Hungaria dhe Polonia “armiqtë” e BE-së?

07.10.2023 - 12:49

Polonia dhe Hungaria janë përdhunuar ligjërisht nga Bashkimi Evropian për emigrantët. Kështu mendon kryeministri hungarez Viktor Orban.Dhe ndaj për këtë arsye, shpjegon Orban, “nuk ka mundësi të arrihet asnjë lloj kompromisi për migracionin”. “Politikisht është e pamundur”, ishin fjalët shumë të ashpra të Orbanit, pas mbërritjes së tij në Këshillin Evropian në Granada. “Jo sot, por në përgjithësi për vitet e ardhshme. Sepse ligjërisht ne kemi pësuar një përdhunim nga një këndvështrimi ligjor. Pra, nëse jeni përdhunuar, duhet të pranoni diçka që nuk ju pëlqen”, tha ai. Në BE, shtoi kryeministri hungarez, duke konfirmuar qëndrimin e tij tërësisht ndryshe, “buxheti është në kaos, pakti i migracionit ka dështuar dhe strategjia e Brukselit për luftën është shumë e gabuar. Në këtë situatë Hungaria s’ mund të mbështesë asnjë propozim amendament buxhetor”. Në muajt e fundit, në Bruksel është duke u punuar për rishikimin afatmesëm të Kornizës Financiare Shumëvjeçare 2021-27 dhe situata është shumë e paqartë. Marrëveshja shumë e vështirë për imigracionin, e cila pa Varshavën dhe Budapestin tërhiqeshin gjithashtu rëndon mbi negociatat: “Polonia dhe Hungaria nuk ishin të kënaqur” me marrëveshjen, “ata shtynë dhe Hungaria dhe Polonia u lanë plotësisht jashtë. Pas kësaj ajo që ndodhi atje është nuk ka shpresë.” Sakaq, Orban foli edhe për një konflikti të ri në ish-Jugosllavi: “Është qesharake dhe e pamundur” të kërkosh sanksione kundër Serbisë tha ai. “Serbët në dy vitet e fundit u janë nënshtruar rregullisht provokimeve. Pra duhet të kuptojmë se kosovarët të sillen ndryshe, jo të provokojnë serbët. Provokimi çon në destabilitet”, shtoi Orban.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN