MENU
klinika

Bind Holandën!

Spanjë, Osmani vazhdon fushatën kundër Serbisë

06.10.2023 - 13:45

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani vazhdon takimet me liderë europianë në Granada të Spanjës, ku po mbahet samiti i liderëve të bllokut.

Këtë samit, kryetarja e shtetit Kosovar e ka kthyer në një mundësi për një fushatë shënjestrimi të Serbisë, si përgjegjëse të tensioneve të reja në veri.

Përmes një postimi në platformën X, ajo vetë e bëri të ditur se është takuar me kryeministrin holandez, Mark Rutte, me të cilin ka diskutuar pikërisht situatën e sigurisë në vend.

“Rutte theksoi domosdoshmërinë për t’i kërkuar llogari Serbisë për aktin e saj terrorist dhe aktin e agresionit kundër Kosovës, i cili paraqet kërcënim për paqen dhe sigurinë në të gjithë rajonin”, ka shkruar ajo.

Sot është dita e dytë e punimeve të samitit të Komuniteti Politik Europian. Të enjten Osmani i takua edhe me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, kryeministrin britanik Rishi Sunak, presidentin francez, Emmanuel Macron e kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis. Ajo ka dhënë edhe deklarata për mediat ndërkombëtare, duke i informuar mbi situatën aktuale dhe sulmin e 24 shtatorit, ndërsa refuzoi takimin me presidentin serb Aleksandër Vuçiç, duke insistuar që më parë të vendosen sanksionet ndaj Beogradit.

Osmani i artikuloi hapur akuzat se Serbia po përpiqet të aneksojë veriun e Kosovës në një plan “të stilit të Krimesë”, siç veproi presidenti rus Vladimir Putin në vitin 2014, ndërsa Vuçiç, thotë se vendi i tij nuk kishte asnjë synim për të sulmuar këdo qoftë në rajon. Burimet diplomatike në BE pohojnë se diskutimet në ditën e dytë të samitit do të fokusohen edhe tek situata në Kosovë dhe tensionet me Serbinë. Të njëjtat burime pohuan se ka një presion të madh nga shumë kanë thënë se ekziston një presion nga shumë vende anëtare që të vendosen masa ndaj Beogradit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Asnjë përparim për zgjidhjen e konflikteve”

Politico: Mbledhja e bujshme mbyllet me një pëshpërimë

Të pranishëm edhe Osmani e Vuçiç

Mblidhet Komuniteti Politik Europian në Spanjë