MENU
klinika

Bojkotohet mësimi

Studentët e Mjekësisë blllokojnë kryqëzimin te 9-katëshet, marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit

11.10.2023 - 11:51

Studentët e Mjekësisë vijojnë të bojkotojnë auditorët e universitetit dhe po zhvillojnë protesta për të kundërshtar ligjin që i detyron të punojnë 5 vite në Shqipëri pas përfundimit të studimeve.

Me pankarta në duar dhe me thirrjet “nuk dorëzohemi para padrejtësisë”, edhe ditën e sotme studentët marshuan nga ambientet e Universitetit të Mjekësisë dhe drejt Ministrisë së Arsimit.

Studentët bllokuan për pak minuta kryqëzimin në zonën e njohur si 9-katëshet në Tiranë. Ata u ulën këmbëkryq dhe kënduan këngë patriotike dhe himnin e flamurit, ndonëse kundërshtojnë ligjin që i detyron ata të punojnë për 5 vite në atdhe.

Studentët e Mjeksisë blllokojnë kryqëzimin te

Ndërkohë, vetëm një ditë më parë u miratua edhe pagesa që studentët duhet të paguajnë nëse nuk firmosin kontratën që u mban peng për 5 vite diplomën. Bordi i administrimit të Universitetit të Mjekësisë Tiranë ka përllogaritur koston e një studenti, në vlerën 240 mijë lekë të reja për një vit akademik.

Studentët e Mjeksisë blllokojnë kryqëzimin teStudentët e Mjeksisë blllokojnë kryqëzimin teStudentët e Mjeksisë blllokojnë kryqëzimin teStudentët e Mjeksisë blllokojnë kryqëzimin te

Studentët e Mjeksisë blllokojnë kryqëzimin teStudentët e Mjeksisë blllokojnë kryqëzimin te