MENU
klinika

DASH pro Kosovës

“Sulmi ishte i koordinuar dhe mirëplanifikuar”

04.10.2023 - 10:22

Departamenti Amerikan i Shtetit, ka deklaruar se pranon faktin që sulmi në Veriun e Kosovës ishte i mirëkoordinuar dhe se gjithkush i përfshirë në organizimin dhe kryerjen e sulmit duhet të vendoset para drejtësisë.

Zëvendës/zëdhënësi kryesor i DASH, Vedant Patel, u shpreh se raportet janë shqyrtuar, por nuk do të flitet para hetimit.

“Ne i kemi parë ato raporte. Ne nuk do të shkojmë përpara hetimit. Dhe siç e kemi thënë, ne e dimë se sulmi ishte i koordinuar dhe i planifikuar mirë, dhe të gjithë ata që ishin të përfshirë në planifikimin dhe kryerjen e këtij sulmi duhet të sillen para drejtësisë.”, tha Patel para mediave.

Zv/zëdhënësi u shpreh i shqetësuar për rritjen e tensioneve. Ai tha se është monitoruar nga DASH inskenimi i artilerisë e këmbësorisë serbe përgjatë kufirit me Kosovën.

Sa i përket thirrjes për tërheqjen e forcave serbe nga kufiri, Patel tha se pritet që Serbia të vijojë me hapat de-përshkallëzues.

“Ne kemi qenë mjaft të qartë për shqetësimet tona dhe jemi thellësisht të shqetësuar për ciklin në rritje të tensioneve dhe dhunës sporadike në veri të Kosovës. Ne kemi monitoruar një inskenim të paprecedentë të artilerisë, tankeve dhe njësive të mekanizuara të këmbësorisë serbe, përgjatë kufirit me Kosovën. Dhe ne i kemi bërë thirrje Serbisë që të tërheqë forcat nga kufiri dhe të ulë tensionet gjithashtu. Ne kemi vërejtur disa tërheqje të forcave dhe materialeve përgjatë kufirit të Kosovës që nga 29 shtatori dhe presim që Serbia të vazhdojë hapat de-përshkallëzues, duke përfshirë tërheqjen e vazhdueshme të forcave deri në ose nën normat historike.”, përfundoi Patel./ DASH

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!