MENU
klinika

“Të vendosur kundër terrozimit”

Sulmi me raketa i Hamasit, ministri i Jashtëm: Shqipëria dënon ashpër agresionin

07.10.2023 - 12:15

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani ka reaguar pas sulmit me raketa mëngjesin e sotëm të Izraelit nga grupi militant i Hamasit.

Në një postim në rrjete sociale, ministri Hasani shkruan se Shqipëria dënon ashpër sulmin, duke shtuar se ne qëndrojmë të vendosur kundër terrorizmit.

“Shqipëria dënon ashpër sulmin e mëngjesit të sotëm nga Hamasi kundër Izraelit. Ne qëndrojmë të vendosur kundër terrorizmit. Mendimet tona janë me viktimat, familjet e tyre dhe gjithë Izraelin”, u shpreh ministri Hasani.

Në orët e para të mëngjesit grupi palestinez Hamas filloi një sulm të paprecedentë kundër Izraelit nga Rripi i Gazës, nga toka dhe nga ajri. Në Izrael, të paktën një i vdekur dhe 15 të plagosur u raportuan pas breshërisë së raketave të lëshuara nga Rripi i Gazës.

Ky është sulmi më i madh ndaj Izraelit në vite, një sulm të befasishëm që përveç qindra raketave të lëshuara edhe njerëz të armatosur depërtuan brenda në Izrael.

Ushtria izraelite është “gati për luftë”, njoftoi Ministria e Mbrojtjes izraelite. Më shumë se 5000 raketa u lëshuan nga Rripi i Gazës drejt Izraelit thanë grupi palestinez Hamas.

“Ne kemi vendosur t’u japim fund të gjitha krimeve të okupimit”, thanë ata.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kush është shkaku dhe fituesi?

Çfarë ishte përplasja e fundit HAMAS-Izrael?