MENU
klinika

Një mesazh publik

Super grabitje në shtëpinë e Mozzik, reagon reperi

17.10.2023 - 12:24

Sot nuk paska qenë dita e Mozzik. Reperi nga Kosova ka rënë pre e një grabitjeje në shtëpinë e tij. Lajmin e ka bërë të ditur vetë, Mozzik përmes një mesazhi publik në Instastory, ku tregon se hajdutët kanë hyrë brenda dhe kanë thyer kasafortën, kanë marrë 100 mijë euro orë, unaza, zinxhira ari me vlerë miliona lekë.

Ai thekson se përveç parave i janë vjedhur rreth 15/16 armë me leje dhe komplet sistemin e kamerave.


“Na marrshin t’ligat po u dashtë me lyp bre nëse ju kan vytë se kurrë deri sot s’kom ditë me kthy dikan..sa kan vjedhë kta hajna unë në vjet i shpërndaj na për njerëz pasha të madhin Zot”, ka thënë reperi.

Ndërsa ka falenderuar policinë për angazhimin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Dashuria nuk njeh pare, famë, muzikë, por ja që te ti njeh"

“Gënjen!”, Mozzik i përgjigjet ashpër Loredanës

Mozzik flet për ndarjen nga Loredana

“Hana do të rritet dhe do e kuptojë, jeta vazhdon”