MENU
klinika

Akuzat e ish-kryeministrit

“Takim i fshehtë Rama-Vuçiç në New York”, Berisha: Ja plani djallëzor që u gatua

02.10.2023 - 21:53

Ish-kryeministri, Sali Berisha akuzon kryeministrin Edi Rama se ka zhvilluar një takim të fshehtë me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, në Nju Jork.

ADVERTISING

PAMFLETI
Aplikacioni i ri. Shkarkoje tani!
I vlefshëm për Android & iOS.

Në një intervistë për emisionin “Quo Vadis”, Berisha deklaroi se fokusi i takimit ishte plani djallëzor në dëm të Kosovës.

“Ai kalkuloi keq. Ai kishte bërë një takim të fshehtë, sipas burimeve, me Edi Ramën, në Nju Jork dhe ai e konsideronte se Albin Kurti ishte njeriu i demonizuar nga komuniteti ndërkombëtar dhe ai mashtrimet e tij, të turpshme, të krijuara në një mit dhe aspak një realitet, të terrorit që ushtrohet gjoja ndaj serbëve në komunat e veriut nga qeveria e Kosovës, që është absolutisht gënjeshtër, kanë zënë vend dhe në një farë mënyre sipas tij do të justifikonin para komunitetit ndërkombëtar këtë rebelim të serbëve të veriut të organizuar nga Beogradi”, tha Berisha duke theksuar se bëhet fjalë për atë që edhe Rama kërkoi, siç është vendosja e KFOR në veri dhe jo e Policisë së Kosovës.

Berisha rendit edhe arsyen që sipas tij konfirmojnë bashkëpunimin e Ramës me presidentin serb.

“Ai kurrë nuk e cilësoi akt terrorist sulmin dhe vrasjes e oficerit të Policisë së Kosovës dhe plagosjen e dy të tjerëve. Së dyti nuk citoi ndonjëherë Beogradin apo Vuçiç si organizator i këtij akti. Së treti, arriti gjer në cinizmin më ekstrem, nuk shprehu ngushëllime për familjen Bonjaku dhe forcat e Policisë së Kosovës. Së fundmi, më e rëndësishmja kërkoi me urgjencë vendosjen e komunave të veriut të Kosovës nën kontrollin e KFOR. Ishte skenar i bashkërenduar në skenarin e fshehtë në Nju Jork”, theksoi ai duke nënvizuar se kjo nënkuptonte shkëputjen ‘de-facto’ të këtyre komunave nga autoriteti qendror i Kosovës”, tha ai.