MENU
klinika

Anuloi shumë nga koncertet e saj

“Thuajse humba jetën nga mbidoza”/ Rrëfimi prekës i Pink!

25.10.2023 - 09:12

Pink, e cila ka mbushur stadiumet plot falë turneut të saj, ka zbuluar se desh humbi jetën kur ajo ishte më e re.

Artistja 44-vjeçare, e cila ka anuluar disa nga koncertet e saj kohët e fundit, për shkak të problemeve shëndetësore, ka treguar se për pak desh vdiq për shkak të mbidozëz. Ishte pikërisht në kohën para se të firmoste kontratën e parë me shtëpinë diskografike.

“Dita e Falenderimeve 1995, isha përçart dhe në mbidozë”, ka thënë këngëtarja, duke shtuar se kishte përdorur aq shumë lloj drogërash, saqë humbi ndjenjat. Artistja ka treguar se ka qënë vetëm 16-vjeç kur ishte e varuar nga drogërat.

“Shisja drogëra dhe më pas më nxorrën nga shtëpia. Më përjashtuan nga shkolla dhe ngela në mes të rrugës”.

Pink tregon se pas këtij episodi të përjetuar, ajo ka vendosur të heqë dorë përfundimisht nga drogërat, në mënyrë të menjëherëshme.

Udhëtimi i saj më pas në industrinë e muzikës filloi si këngëtarja kryesore e një grupi vajzash R&B dhe ajo nënshkroi me LaFace Records. Por vendosmëria e saj për të qëndruar besnike ndaj vetes e bëri atë të shkonte e vetme, duke përdorur pseudonimin e saj adoleshent, Pink. Albumi i cili i përcaktoi karrierën, Missundaztood, shiti 15 milionë kopje në mbarë botën. Që atëherë, artistja ka shijuar një varg hitesh. Vetëm në vitin 2023, ajo ka shitur 350 milionë dollarë bileta në mbarë botën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rose, ka vendosur shpejt e shpejt dy rekorde...

Kënga e re që theu rekordin “Guinness” të “Gangnam Style”