MENU
klinika

Ende qindra kuota të lira

Universiteti i Tiranës fton studentët të aplikojnë në raundin e fundit

07.10.2023 - 10:44

Universiteti i Tiranës, prej 1 jave ka hapur auditoret për 3,352 studentë të rinj, në të gjitha programet e studimit pranë fakulteteve përbërëse të tij.

Në shumë programe të UT-së ka ende kuota të lira, ndaj drejtuesit ftojnë cilindo kandidat që ende nuk ka zgjedhur programin e studimit, të aplikojë për këto programe.

Kushdo që është i interesuar, mund të informohet pranë fakulteteve ose pranë Rektoratit të UT-së pasi është ende i hapur një raund i fundit regjistrimesh.

Për studentët ekselentë dhe ata që kanë zgjedhur apo do të zgjedhin një prej programeve të shpallura si prioritet kombëtar, qeveria akordon bursa studimi dhe përjashtim nga tarifa e studimit.

“Ftojmë të rinjtë që t’i bashkohen Universitetit të Tiranës, më i madhi dhe më i rëndësishmi në vend, i cili i pajis ata me diplomë që do të jetë një gur themeli për të ardhmen e tyre”, thuhet në njoftimin e Universitetit të Tiranës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN