Mjaftuan disa postime të fundit në Instagram për të kuptuar se disa nga gocat e e njohura shqiptare kishin një emërues të përbashkët në çështjen e stilit: ngjyrën e veshjes!
Nëse e referohemi tendencave më të fundit që na vijnë nga shtëpitë e modës, grija me të gjitha nuancat e saj do të jetë kryefjala e sezonit të vjeshtës. Për një pamje plot stil, të përmbajtur në detaje, por me fokus vetëm te grija, ja ku vijnë edhe disa nga vajzat shqiptare që na e konfirmojnë këtë.
Funde të gjata xhins në nuancën e grisë së mbyllur, pulovra pa mëngë dhe me jakë V të theksuar, xhaketa, por edhe jelekë në stilin mashkullor me kopsa, janë të gjitha IN për t’u veshur përgjatë muajve të mbetur të vitit. Tek-tuk loja e grisë bëhet më interesante me vijat e zeza apo të bardha në pulovrat e trasha apo kostumet elegante.
Edhe Bebe Rexha në kopertinën e revistës Billboard na konfirmon zyrtarisht grinë metalizato si ngjyrën që të do të dominojë sezonin.