MENU
klinika

“Nuk i nënshkruan dokumentet e divorcit”

Vazhdon “drama” mes Feros dhe Arbenita Ismajlit

16.10.2023 - 11:56

Ish-reperi i njohur Fero dhe bashkëshortja e tij Arbenita Ismajli disa muaj më parë i kanë dhënë fund lidhjes së tyre disa vjeçare, ndërsa kanë nisur procedurat e divorcit.

Mirëpo së fundmi përmes një statusi në InstaStory, ai është shprehur i shqetësuar për vajzën e ti, Nina, pasi sipas ligjit nuk mund ta takojë atë më shumë se 3 orë në javë.

Ndër të tjera Fero e ka njësuar lirinë me burgun përsa i përket të voglës së tij për të cilën shprehet se e shikon vetëm përmes fotografive.

Rreth këtyre statuseve ka reaguar menjëherë edhe Arbenita, e cila është shprehur se ajo e ka lejuar atë të takojë vajzën e tij më shumë se sa e ka përcaktuar ligji, ndërsa tregoi se i ka kërkuar Feros të kenë një marrëdhënie të mirë për shkak të së voglës së tyre.

Përsa i përket proceduarve të divorcit, në postimin e bërë modelja ka zbukuar se ish-reperi nuk pranon ti firmosë dokumentat për tu ndarë edhe në rrugë ligjore, ndërsa kjo gjë po i shkakton shumë dëme si nga ana emocionale ashtue dhe nga ajo profesionale.

“Siç e dini vazhdimisht jam munduar jetën time ta mbaj larg instagramit dhe rrjeteve sociale. Fatkeqësisht duhet të flas sepse abuzimi mendalisht nga ish-partneri vazhdon vazhdimisht si dhe nga ata persona që e ndjekin dhe nuk e njohin se kush është në të vërtetë. Kam jetuar me atë person 5-6 vite dhe besoj që pak a shumë e di më mirë se ju kush është! Para se ti lejohej ish-partnerit tim kjo 3 orë në javë vizitë, atij ja kam mundësuar vizitë pa rregulla të lira nga unë edhe pse në dokumente citohet 3 orë në javë. A e dini se ky person, po anashkalojmë të shkuarën, nuk i nënshkruan dokumentet e divorcit dhe dëshiron një lidhje me zor? A e dini që mos nënshkrimi i dokumentave nga ana e tij më dëmton shumë në punë dhe të ardhurat e mija e mos të flas për anën psiqike dhe familjare?”– ka shkruar Arbenita ndër të tjera.