MENU
klinika

“Si nuk e denoncova më parë, ndihem fajtore”

Vdekja e 3-vjeçarit, aktorja tregon mes lotësh

06.10.2023 - 12:11

Aktorja e njohur Eliona Pitarka ka reaguar pas vdekjes së një vogëlushi 3-vjeçar pas ndërhyrjes që kishte bërë në një prej dhëmbëve në një klinikë private.

Eliona Pitarka, mes lotësh tregoi se një vit më parë kishin dërguar nipin tek e njëjta klinikë dentare dhe se pasi e kishin marrë në shtëpi, i ishte dashur 5 orë që t’i dilte narkoza.

Ajo shton se edhe pse kanë telefonuar mjekun dhe recepsionin, askush nuk i është përgjigjur.

“Para një viti kemi dërguar nipin tonë në atë klinikë. Pas narkozës që i ka aplikuar nipit tim për mbushjen e kësaj dhëmballe te kjo klinikë, iu desh 5 orë që të zgjohej. Pasi është zgjuar nipi kishte marrje mendsh, fliste përçart, ka vjellë. Dhe ajo klinikë asnjëherë nuk na u përgjigj në telefon për të na thënë nëse kjo ishte normale. Dhe pengu im më i madh është që nuk e bëra publike atë rast. Dhe them peng sepse kur i tregova rastin tim babait të 3 vjeçarit tha: “Ku ta dija unë se ku e çova djalin. Nëse do e dija nuk e kisha çuar”. Dhe ndjehem fajtore që nuk e bëra publik rastin”, thotë ajo mes lotësh.

Kujtojmë që ngjarja e rëndë ka ndodhur tre ditë më parë në Tiranë, ku një 3-vjeçar ka ndërruar jetë në QSUT, pas ndërhyrjes që kishte bërë në një prej dhëmbëve në një klinikë private.

Familjarët thonë se vogëlushi i është nënshtruar ndërhyrjes në klinikën dentare për 9 orë, dhe për shkak të injektimit të lartë të narkozës, i është prekur mëlçia, e si pasojë ka humbur jetën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Sa shumë po më pyesin..."

Eliona Pitarka, në pritje të ëmbël?