MENU
klinika

Regjistrimet në universtitet

Viti i ri akademik, rrezikohen të pezullohen tre degë studimi në Durrës

02.10.2023 - 17:47

Në qytetin e Durrësit viti i ri akademik në universitetin “Aleksandër Moisiu”, ka nisur me degë dhe mundësi të reja për të rinjtë që gjithnjë e më shumë janë në kërkim të përshtatjes me zhvillimet e reja dhe nevojat e tregut të punës. Ndërkohë të rrezikuara për t’u mbyllur mbeten 3 programe studimi, por regjistrimet vazhdojnë.

Në përfundim të regjistrimeve të raundit të parë dhe të dytë, në këtë ditë të parë të vitit akademik janë regjistruar 1517 studentë të rinj që ulen për herë të parë në auditoret e UAMD-së, në degë të ndryshme të 5 fakulteteve të këtij universiteti, ndërsa regjistrimet do të vijojnë deri më 18 tetor. Degët më të rrezikuara janë Guidë Turistike, Filozofi-Sociologji dhe Histori e Marrëdhënie Ndërkombëtare.

Ndërkohë në universitetin e Shkodrës, 10 programe studime rrezikojnë të mos nisin vitin e ri akademik për shkak të numrit shumë të vogël të studentëve. Nga 0 deri ne 6 regjistrime ka në degët e studimeve në frëngjisht, histori, fizikë, gjeografi, gazetari, biologji-kimi etj.

Në qytetin e Korçës dy programet e “Filozofi Sociologjisë” dhe “Ekonomiksit” të cilat nuk kanë asnjë student të regjistruar në Universitetin e Korçës, do të pezullohen, ndërkohë që senati akademik do të shqyrtojë rast pas rasti edhe disa programe të tjera të cilët kanë më pak se 10 studentë, për të vendosur nëse do të mbyllen ose jo.