Edhe pse jemi në ditë vjeshte, Vlora vijon të jetë e mbushur me turistë të huaj.
Vizitorët pjesa më e madhe nga Europa, shprehen të mahnitur nga bukuritë e qytetit bregdetar.
“Vijmë nga Kroacia dhe kjo është hera e parë. Njerëzit janë të mrekullueshëm, ndërsa moti dhe plazhi fantastik”.
“Është mjaft bukur përtej asaj që presim.Vërtetë është shumë bukur”.
“Është hera e parë që vijmë në Shqipëri, por disa prej nesh kanë ardhur dhe herë të tjera. Vijmë nga Suedia. Kemi bërë hiking, ndërsa sot do të shkojmë të vizitojmë ishullin e Sazanit dhe gadishullin e Karaburunit dhe shpellat përreth”.
“Vijmë për herë të parë në këtë qytet dhe po eksplorojmë. Po përjetojmë një eksperiencë të re”.
“Jam nga Rumania dhe kjo është hera e katërt. Të tjerët janë për herë të parë. Më pëlqen deti këtu, guidat e qytetit tuaj, vendi, ujërat dhe plazhet janë të bukura”.
Ky fluks, sipas kreut të operatorëve të jugut, Vasil Bedinaj pritet të vazhdojë edhe gjatë muajit tetor. Ai thotë se përmirësimi i shërbimeve, është njëri prej faktorëve që ka rritur akoma më shumë kërkesën e të huajve që prenotojnë për të kaluar pushimet në Vlorë.
Sipas operatorëve turistik të këtij qyteti, tashmë kanë nisur edhe rezervimet e turistëve për sezonin tjetër turistik.