MENU
klinika

"Radoiçiç i bleu armët në Bosnje"

Vuçiç tenton të lajë veten, ja “ngec” Dodikut sulmin në Kosovë

03.10.2023 - 19:36

Radoiçiç dyshohet se ka blerë armë, municione dhe mjete shpërthyese me fuqi të madhe shkatërruese nga Tuzlla, në Federatën e Bosnje dhe Hercegovinës, nga janari 2023 deri më 24 shtator…

Serbia ka nisur nga manovrat për të dalë e larë nga sulmi në Veri të Kosovës. Sot u arrestua Millan Radoiçiç, ndërkohë që prokuroria ka reaguar zyrtarisht.

Prokuroria e Lartë Publike në Beograd tha se ka marrë në pyetje Millan Radoiçiçin, i cili mori përgjegjësinë për organizimin e sulmit në Banjskë. Në njoftim thuhet se ai u intervistua nën dyshimet se me disa persona të panjohur, kanë kryer vepra penale që lidhen me “prodhim, mbajtje dhe trafikim pa leje të armëve të zjarrit dhe lëndëve plasëse” si dhe me “vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme”.

Sipas Prokurorisë, Radoiçiç dyshohet se ka blerë armë, municione dhe mjete shpërthyese me fuqi të madhe shkatërruese nga Tuzlla, në Federatën e Bosnje dhe Hercegovinës, nga janari 2023 deri më 24 shtator. Pra duket se Vuçiç ja ka ngecur kreut të Republikës Serbska, Milorad Dodik.

Më tej thuhet se armët i janë dorëzuar në territorin e qytetit të Beogradit, më saktë Bubanj Potok dhe Vërçin. Më pas prokurori shprehet se armët kanë shkuar në Kosovë. Sipas saj, i dyshuari e ka mohuar kryerjen e veprave të përmendura penale.

Ministria e Brendshme e Serbisë njoftoi më herët se ka kontrolluar banesën dhe ambientet e tjera të Radoiçiçit dhe se atij i është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Duhet të përgjigjet para organeve serbe”

Radoiçiç pranoi se organizoi sulmin terrorist në Veri, reagon Vuçiç

Drejtoi grupin e terroristëve në Banjskë

Nënkryetar i Listës Serbe/ Jep dorëheqjen Radojiçiç

Nënkryetari i tyre i dyshuar si pjesë e sulmeve në Veri

Lista Serbe: Pse EULEX-i nuk mori pjesë në operacion?