MENU
klinika

Jo, nuk është Samsung Galaxy!

Zbuloni telefonin Android më të shpejtë në botë

27.10.2023 - 08:36

Ata që janë adhurues të Android, ka ardhur koha të gëzohen!

Do dalë një treg një smartphone i ri i cili do ketë një nga çipat më të shpejtë të smartphonëve ndonjëherë. Gjiganti kinez i telefonave inteligjentë Xiaomi njoftoi se po nxjerr pajisjen e parë me këtë lloj çipi që nuk është përdorur në asnjë telefon tjetër. Xiaomi 14 do të ketë një ekran 6.36 inç, një kamerë me tre lente, një ekran rrufe të shpejtë 120 Hz dhe, natyrisht çipin e ri Snapdragon, duke lënë pas Samsungun.

Detajet e plota rreth pajisjes do të shpallen së shpejti, duke përfshirë çmimin dhe datën e lëshimit, por një gjë është e sigurt, ajo do të jetë jashtëzakonisht e fuqishme dhe shumë efikase. Procesori i ri Gen 3 është rreth 20% më i fuqishëm se çipi i mëparshëm Gen 2, i cili funksionet në Samsung Galaxy S23 Ultra të nivelit më të lartë. Është gjithashtu më i mirë me jetëgjatësinë e baterisë dhe ndihmon në shkrepjen e fotografive dhe videove si profesionale.

Xiaomi mund të jetë prodhuesi i parë i smartfonëve që ofron Snapdragon 8 Gen 3, por nuk është i vetmi. Kompanitë duke përfshirë Honor, ASUS, OnePlus, OPPO, Sony, ZTE dhe të tjera kanë konfirmuar se do të prodhojnë pajisje me këtë çip.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN