4 nëntori mund të ketë qenë një ditë e zakonshme për ty, por për Taylor Swift, Sophie Turner dhe Gigi Hadid (dhe Selena Gomez) ishte një natë e paparë gocash. Tre ish-at e këngëtarit Joe Jonas u mblodhën bashkë në një darkë dhe interneti thjesht s’e mbajti dot veten.
“Ç’po planifikojnë ish-at e Joe Jonas?”, shkroi dikush në X (Twitter); “Imagjino Joe Jonas kur të shohë fotot e 3 ish-ave që dalin bashkë”: “Më fal, por unë po e adhuroj faktin që gocat dalin bashkë”; “Ish-at e Joe Jonas duke u bërë bashkë si Avengers”, ishin disa nga reagimet e njerëzve.
Sipas ET, gocat, së bashku me Cara Delevigne dhe Brittany Mahomes dhe Paige, darkuan në një restorant sushi, më pas festuan deri në tre të mëngjesit në një club.
Mesa duket, të treja vajzat janë më të bashkuara se kurrë dhe po argëtohen pa fund.