MENU
klinika

Do të habiteni me përfitimet e tij

5 arsye pse duhet të bëni dush të ftohtë në mëngjes

09.11.2023 - 08:06

Me siguri sapo lexuat titullin e mësipërm gjëja e parë që keni bërë është të strukeni në krevat ose të mbërtheheni mirë e mirë,  jo më të bëni dush me ujë të ftohtë. Vetëm ideja na jep të dridhura, jo më ta provojmë. Megjithatë, nëse do t’i dinit përfitimet e mëdha që mund të sjellë për shëndetin tonë, do e provoni këtë terapi të thjeshtë në shtëpi. Zbuloni si më poshtë përfitimet surprizuese të dushit me ujë të ftohtë.

1. Përshpejton metabolizmin

Kur bëni dush me ujë të ftohtë temperatura e trupit tuaj ulet, si rrjedhojë i duhet të përdorë më shumë energji për të qëndruar i ngrohtë. Në këtë mënyrë përshpejtoni aktivitetin metabolik dhe digjni më shumë kalori. Nëse ankoheni gjithmonë se keni metabolizëm të ngadaltë, luani nga krevati dhe me vrap të bëni dush.

2. Rregullon temperaturën e trupit

Siç e prekëm edhe më lart dushi i ftohtë përshpejton metabolizmin, kësisoj trupi aktivizon një funksion natyral që balancon temperaturën përballë ndryshimeve në mjedisin e jashtëm. Ky reagim është shumë i shëndetshëm, pasi tashmë jemi mësuar me efektin e përhershëm të temperaturës artificiale.

3. Nxit qarkullimin e gjakut

Dushi me ujë të ftohtë rrit rrahjet e zemrës dhe shkakton kontraktimin e të gjitha enëve të gjaku, dy efekte që aktivizojnë qarkullimin e menjëhershëm në të gjithë trupin. Kjo na jep një ndjenjë të menjëhershme mirëqenieje, si dhe shumë përfitime shëndetësore afatgjata.

4. Përmirëson pamjen e lëkurës

Thuhet shpesh se uji i ftohtë është trajtimi më i mirë për lëkurën, pasi ka efekt lifting dhe forcues që lufton indet e varura dhe rrudhat. Për tepër dushi me ujë të ftohtë, ndihmon në eliminimin e qelizave të vdekura dhe parandalimin e strijave dhe celulitit.

5. Eliminon lëngjet e tepërta

Sistemi limfatik përbëhet nga nyjet dhe enët limfatike që kullojnë lëngjet nga indet e trupit tuaj. Enët limfatike ndihmojnë në ruajtjen e ekuilibrit të këtyre lëngjeve në trup duke e kthyer lëngun limfatik të filtruar në qarkullimin e gjakut. Një sistem limfatik që funksionon dobët bën që indet të fryhen me lëngje. Kjo gjendje quhet limfedemë. Zakonisht ajo rezulton në ënjtje në krahë ose këmbë, por pjesë të tjera të trupit mund të preken gjithashtu. Studimet e herëpashershme kanë treguar se uji i ftohtë është aleati më i mirë i organizimit për të eliminuar këto lëngje falë drenazhit natyral të vetë trupit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN