Moderatorja e njohur Bora Zemani është një nga vajzat e ekranit më të dashura nga publiku shqiptar.
Një vëmendje të veçantë ajo mori me prezantimin e spektaklit të kërcimit “Dancing with the Stars”.
Mirëpo në fundmi përmes një postimi në InstaStory, Bora ka treguar se nuk është në një gjendje të mirë shëndetësore, për shkak të virozave të stinës.
Megjithatë nuk dihet nëse ajo do të jetë në gjendje të moderojë puntatën e ardhme të spektaklit apo jo.
Ndonëse është shumë e angazhuar në jetën profesionale, Bora është shumë aktive në rrjetet sociale ku ndan me fansat momente nga përditshmëria e saj.
Së fundmi ajo ka postuar një video në Instagram me djalin e saj Arborin për Krishtëlindjet dhe Vitin e Ri, ndërsa ajo çfarë ra në sytë e publikut ishte mungesa e partnerit të saj Donald Veshaj.
Prej vitesh çifti janë në një romancë dashurie me njëri-tjetrin, teksa ata kanë një ndër lidhjet që bëri bujë në median rozë ku shkak u bë romanca e tij me këngëtaren e njohur Beatrix Ramosaj gjatë qëndrimit në “BBV”.