Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço komentoi arrestimin e Dritan Rexhepit në Stamboll.
“Prokurorët thonë se ka qenë shumë inteligjent, dinak dhe shumë agresiv. Kam dëgjuar edhe për tradhti edhe për lidhje familjare, por dua të them që kur ngrihen të gjitha autoritetet në botë, nuk besoj se i shpëton kush. Do të vijë në Shqipëri apo në Itali këtë nuk e dimë, por më mirë të shkojë në Itali sepse me sistemin shqiptar gjithmonë ia kanë dalë këto.”, tregoi ndër të tjera ai.
Gjatë kësaj interviste ai u ndal edhe tek zhdukja e Jan Prengës për të cilën tha se deri më sot nuk ka një provë që ai person është vrarë.
“Deri më sot nuk ka një provë të vetme që ai person është vrarë, por vetëm provë që e kanë torturuar”, u shpreh ai për zhdukjen e Jan Prengës.