MENU
klinika

“Tahiri ishte prezent”

A është përjashtuar nga Grupi i PS Arben Ahmetaj? Përgjigjet Çuçi

20.11.2023 - 12:06

Bledi Çuçi është pyetur nga gazetarët nëse PS ka përjashtuar nga grupi ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetajn.

Ai u shpreh se nuk e kanë përjashtuar sepse sipas tij nuk ka arsye, ndërsa i pyetur se përse nuk është vepruar si në rastin e Saimir Tahirit, ai tha se ky i fundit ishte prezent, ndërsa Ahmetaj nuk është.

Sipas tij, Ahmetaj ka punë me drejtësinë.

“Jo, nuk kemi marrë masë, arsye? Ça arsye ka? Ai ka punë me drejtësinë. Ai nuk është prezent. Saimir Tahiri ka qenë prezent”, tha ai.