MENU
klinika

Tapizë

Aksident i rëndë, 22-vjeçarja përplas për vdekje kalimtarin

08.11.2023 - 12:35

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tapizë të Krujës, ku një 22-vjeçare ka përplasur për vdekje një 56-vjeçar.

Sipas policisë, 22-vjeçarja, duke drejtuar automjetin tip “Fiat”, ka aksidentuar shtetasin B. Xh., 56 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje.

“Aksident me vdekje në Tiranë. Në datë 07.11.2023, rreth orës 22:35, në Tapizë, shtetasja E. T., 22 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip “Fiat”, ka aksidentuar shtetasin B. Xh., 56 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i 22-vjeçares dhe materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.