MENU
klinika

Automjeti përplaset me motorin

Aksident në aksin Pogradec-Qafë Thanë/ Plagoset një person

21.11.2023 - 11:13

Një aksident automobilistik është regjistruuar mëngjesin e së martës në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë.

Gazetari i ABC News, Roland Beqiraj raporton se një automjet është përplasur me një motor.

Sipas informacioneve, drejtuesi i motorit është dërguar në spital, ku po merr ndihmën mjekësore.

Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave, ndërkohë që drejtuesi i automjetit është ndaluar për deklarim.