MENU
klinika

Ja çfarë shkruan

Alex Soros publikon foto mes Ramës dhe Lindës nga Parisi

11.11.2023 - 10:45

Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij, Linda kanë qenë për dy ditë me radhë në Paris, ku kanë marrë pjesë në edicionin e 6-të të Forumit të Paqes. Aty kanë qenë të pranishëm liderë botërorë e rajonalë, përfaqësues të organizatave të rëndësishme dhe njerëz të biznesit.

Mes të pranishmëve ka qenë dhe Alex Soros, djali i filantropit George Soros.

“Çështje familjare në Élysée”, shkruan Alex Soros krah fotografisë me çiftin kryeministror të Shqipërisë, ndërsa Rama dhe Linda pozojnë të qeshur.

Djali i filantropit hungarezo-amerikan është shfaqur shpesh krah kryeministrit Edi Rama dhe liderëve të tjerë të rajonit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN