MENU
klinika

I gjenden mbi 40 mijë euro dhe mijëra dollarë të falsifikuar

Arrestohet i shumëkërkuari në Vlorë

18.11.2023 - 12:14

Një 41 vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës pasi akuzohet për grabitjen në një banesë në lagjen “Hajrro Çakërri”.

Në pranga ka rënë Mariglen Alimuçaj ndërsa vijon edhe kërkimi për kapjen e bashkëpunëtorit të tij.

Alimuçaj mësohet se ka precedentë të mëparshëm penalë në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi shuma parash në euro dhe dollarë, të dyshuara të falsifikuara, një dedektor për GPS, një palë targa, automjetin e dyshuar të përdorur në vjedhje, dy celularë dhe veshjet e përdorura gjatë vjedhjes.

Në pamjet e publikuara nga kamerat e sigurisë së banesës, shiohet teks 41 vjeçari në bashkëpunim me një person tjetër kanë hyrë për të grabitur në një shtëpi private.