MENU
klinika

“Personazh kontravers”

Artan Hoxha tregon ku ndodhet Ervin Mata: Ishte në Shqipëri me bosin e narkotrafikut në Bolivi!

23.11.2023 - 10:01

Gazetari Artan Hoxha është shprehur se 1 vit më parë, ka pasur informacion që Ervin Mata ka ardhur në Shqipëri me një person, i cili konsiderohet si drejtuesi i organizatës më të madhe të narkotrafikut në Bolivi.

Gazetari Hoxha deklaron se nga informacionet e tij, Ervin Mata dhe drejtuesi i organiztarës më të madhe të narkotrafikut në Bolivi kanë udhëtuar dhe me mjet ajror në territorin shqiptar.

Blendi Fevziu: Ku ndodhet Ervin Mata tani?

“1 vit më parë, ka pasur informacion që Ervin Mata ka ardhur në Shqipëri me një person, i cili konsiderohet atje si drejtuesi i organizatës më të madhe të narkotrafikut në Bolivi. Ka ardhur në Shqipëri bashkë me të. Ai ka qëndruar në Shqipëri dhe kanë lëvizur me sa di unë edhe me mjet ajror në

Dyshime ka shumë, çështja është si të shkosh tek prova. Ekspozimi i Ervin Matës u bë pas ngjarjes në Bllok. Pas ngjarjes në Bllok, Ervin Mata ka pasur disa momente… sepse është një nga personazhet më kontraversë të narko-trafikut. Mund ta gjesh një muaj në kulm se mund të ketë lëvizur një sasi prej 1 ton-1 ton e gjysmë kokainë dhe muajin tjetër mund ta gjesh krejtësisht pa Lekë duke kërkuar para. Pra është një personazh shumë i çuditshëm, paguante çmimet e kokës për të bërë aktivitete kulturore, klipe e ku di unë për të realizuar gjëra të tilla. Ervin Mata hyn kryesisht tek pjesa e narkotrafikut, e trafikimit të sasive më të mëdha në Bashkimin Europian.”-tha Hoxha.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dosja hetimore e grupit të arrestuar me urdhër të SPAK

Breçani dhe banda e policëve, del në gjyq