MENU
klinika

Dhëndri i Berishës pas hekurave për aferën "Partizani"

Avokatët e Jamarbër Malltezit bëjnë lëvizjen urgjente

13.11.2023 - 14:24

Avokatët e Jamarbër Malltezit kanë dorëzuar në Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar shtesën e ankimimit për revokimin e masës së sigurisë.

Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha ndodhet prapa hekura pasi po hetohet për çështjen Partizani.

Ndërkohë GJKKO në seancën e datës 8 nëntor rrëzoi kërkesën e Jamarbër Malltezit për shuarjen e masave të sigurisë.

“Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit/personit nën hetim Jamarbër Malltezi, me objekt: “Konstatimi i humbjes së fuqisë së masës shtrënguese “arrest në burg” të caktuar sipas vendimit nr. 112, datë 20.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj Prof.Dr.Jamarbër Malltezi.”, si të pabazuar në ligj”, thuhet në vendim.