MENU
klinika

"Zjarri në Ballkan është afër, ja plani i Putinit"

Avokati serb: Beogradi i kapur nga Rusia!

17.11.2023 - 12:47

Avokati serb Çedomir Stojkoviç është shprehur se vendi i tij është kapur nga Rusia, e cila e përdor për interesat e veta politike.

Komentet Stojkoviç i bëri përmes një lidhjeje në Euronews Albania, ku tha se mjafton vetëm një shkëndijë për t’u ndezur zjarri në Ballkan dhe sipas tij, Rusia mund ta bëjë këtë përmes Serbisë.

Ai shtoi nga ana tjetër, edhe Serbia me mbështetjen e Rusisë, po kërkon të ndikojë në Malin e Zi, ku po përpiqen të krijojnë sa më shumë hapsira politike.

“Askush nuk e njihte influencën ruse më parë në Serbi, por tani liderët botërorë po thonë atë që kam thënë unë shumë vite më parë. Shqetësimet janë shumë të vërteta, pasi Rusia ka dëpërtuar në Kishën Serbe, e ka pushtuar atë, ka depërtuar në partitë politike, si te ato në pushtet, ashtu edhe te ato në opozitë. Ka kryer akte korrupsioni të mëdha në Serbi.

Monumentet më të rëndësishme të Serbisë, po bëhen me anë të Rusisë, e cila fut njerëzit e saj në çdo sektor. Ajo kontrollon mendjet dhe zemrat e njerëzve. Është shumë e thjeshtë për të kontrolluar mediat dhe institucionet, nëse kontrollon mendjet e njerëzve. Mjafton një shkëndijë për t’u ndezur zjarri në Ballkan. Po të marrim shembullin e Lindjes së Mesme, u deshën disa idiotë që të bënin pak rrëmujë që të niste konflikti.

Lufta në shkallë të gjerë në Lindjen e Mesme… Rusia do të jetë shumë e lumtur të bëjë të njëjtat gjëra që po bën Amerika në Lindjen e Mesme, duke dërguar luftë-anije. Unë e di se nëse Rusia ka ndërmend të kryejë diçka të rëndësishme, asaj nuk i interesojnë jetët e njeriut. Serbia po bën në Malin e Zi atë që Rusia po bën në Serbi. Vuçiç dhe partnerët e tij duan të kenë hapësira politike atje. Por edhe në këtë rast Serbia ka mbështetjen e fuqishme të Federatës Ruse”, u shpreh Stojkoviç.