MENU
klinika

"Më kanë sulmuar dhe shantazhuar"

Avokatja e caktuar nga shteti për të mbrojtur Berishën ankohet tek AMA

02.11.2023 - 14:09

Avokatja kryesisht falas që GjKKO caktoi për Sali Berishën, Valentina Teodoresku i është drejtuar me një ankesë Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA).

Teodoresku është ankuar për sulmet që sipas saj i kanë bërë gazetarët pas dhënies së masës për Sali Berishën, madje pretendon se është kërcënuar dhe shantazhuar.

Në ankesën drejtuar AMA-s, avokatja e Dhomës së Avokatisë në Tiranë por edhe e listës kryesisht, pohon se ka fakte se ka marrë kërcënime dhe është fyer në disa panele emisionesh.

Ajo deklaron se ka kryer punën e saj të paanshme pranë GJKKO-së, teksa i kërkon edhe ish-kryeministrit Berisha që të “mos bëjë rolin e zhurmuesit, por të paraqitet në gjykatë sipas vendimit”.

Avokatja kërkon marrjen e masave, deri në heqjen e licencave, pasi sipas saj po dezinformojnë publikun.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Sikur një provë të gjente, më merrte të pandehur”

Berisha për akuzat ndaj tij: Proçes politik i shekullit!

"Drejtësia, në rrugë për t’u kthyer në shtëpi, duan ta mbajnë në mal"

Berisha nën hetim, Zogaj: S’ka ‘ligji jam unë’

E gjithë familja Berisha në sulm ndaj drejtësisë

Argita Malltezi: SPAK dhe GJKKO, kamxhik politik në duart e Ramës