MENU
klinika

"Opozita është bërë njësh me mazhorancën"

Bamir Topi: I kam konsumuar të gjitha debatet me Berishën, s’ më vjen mirë që e shoh në këtë situatë

02.11.2023 - 22:48

Ish-presidenti Bamir Topi, teksa ka komentuar situatën politike në vend, u shpreh se pas 2008 ka pasur debate konstante me Berishën për çështje parimore dhe institucionale.

Ai tha se i ka konsumuar të gjitha debatet me Sali Berishën dhe shtoi se për askënd nuk do t’i vinte mirë që ta shihte në këtë situatë.

Pas 2008 kam pasur debate konstante me Berishën për çështja parimore dhe institucionale dhe ndarjes së pushteteve dhe për të qenë një zë alternativ ndaj qeverisjes. Në momente të caktuara kjo opozita është bërë njësh me mazhorancën dhe prandaj duhen zëra alternativë.

Unë i kam konsumuar të gjitha debatet me Sali Berishën. Për askënd nuk do të më vinte mirë që ta shihja në këtë situatë, por gjëra duhen ndarë. Ndarja e pushteteve ka qenë inekzistence për një kohë të gjatë në vendin tonë. Politika përcaktonte edhe fatin e institucioneve të tjera”, tha ai.