MENU
klinika

"Po kryen në kuadër të një procesi hetimor"

Bastisjet në banesat e ish-këshilltarëve të Thaçit, reagon Prokuroria Speciale

03.11.2023 - 12:14

Gjatë kësaj jave, këshilltarë dhe bashkëpunëtorë të ish-presidentit Hashim Thaçi kanë qenë objekt i kontrolleve në banesa nga Prokuroria Speciale.

Lidhur me bastisjet e zhvilluara, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka reaguar për herë të parë, duke njoftuar se operacione në Kosovë po kryen në kuadër të një procesi hetimor që përqendrohet në vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.

“Gjatë kësaj jave janë bastisur shtëpia e Ismail Sylës, Artan Behramit, Bashkim Smakaj e Isni Kilajt, persona këta të afërt me ish-presidentin Hashim Thaçi”, njofton ZPS.

Njoftimi i plotë
Javën që po lëmë janë kryer në vazhdimësi bastisje në Kosovë të ish-këshilltarëve të ish-presidentit Hashim Thaçi nga Dhoma e Prokurorisë së Specializuar.

E lidhur me këto bastisje është bërë e ditur se Zyra e Prokurorit të Specializuar po kryen operacione për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) po kryen operacione në vazhdimësi në Kosovë në një proces hetimor që përqendrohet në vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.

Operacionet e ZPS-së këtë javë janë autorizuar nga ana gjyqësore prej Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) dhe janë mbështetur nga Policia e Kosovës dhe Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX)”, thuhet në reagim.

Ndryshe, gjatë kësaj jave janë bastisur shtëpia e Ismail Sylës, Artan Behramit, Bashkim Smakaj e Isni Kilajt, persona këta të afërt me ish-presidentin Hashim Thaçi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN