MENU
klinika

Dosja "Partizani"

Berisha sfidon SPAK: Nuk shkoj në gjykatë! S’ka bandit që më imponon të shkel Kushtetutën

06.11.2023 - 11:34

Ish-kryeministri Sali Berisha duhet të paraqitet në SPAK ditën e sotme në orën 10:00, por ai nuk ka shkuar.

Berisha sot ka shkuar në Kryesinë e Kuvendit.

Ai tha se sot nuk shkon të paraqitet në gjykatë, sepse ‘Nuk e shkel Kushtetutën.’

“Së pari, përveç medieve, nuk kam asnjë njoftim! Së dyti, jam i gatshëm të shkoj në çdo kohë në SPAK për t’u përgjigjur çdo pyetje. Nuk pranoj kurrë sanksionet antikushtetuese të Edi Ramës dhe bandës së tij. Çdo qytetar duhet ta dijë, se unë sa herë jam thirrur në prokurori, jam paraqitur gjatë jetës sime. Nuk kam refuzuar kurrë.

Por unë, jo në mbrojtje time, por në mbrojtje të t drejtave më elementare të çdo qytetari, nuk mund të pranoj që Edi Rama me një grusht banditësh, që funksionojnë ose si grup i strukturuar kriminal, ose në forma të tjera në organet e drejtësisë, të shkelë Kushtetutën.
Ai vendim duhet të shkojë në parlament, se aty e kam qendrën e punësimit se në parti politike nuk vjen dot.

Por atje nuk e dërgojnë dot se ai vendim është shkelje flagrante e Kushtetutës.
Nëse për një deputet shkelet Kushtetuta, imagjino se çfarë bëhet me një qytetar të thjeshtë. Dhe Edi Rama kërkon të vendosë gjer në fund pushtetin e tij personal.
Unë u them demokratëve dhe qytetarëve se ne qëndrimet e mia nuk ka asnjë gjë personale, përveç mbrojtjes së interesave jetike të tyre, duke mbrojtur Kushtetutën.
Kushtetuta ka përcaktimet e veta.

E kam thënë dhe e them, në vitin 2012 unë dërgova ligjin për t’i hequr çdo lloj mbrojtje deputetit. Edi Rama refuzoi në mënyrë kategorike këtë ligj, por u kalua e drejta e hetimit.
Unë që nesër jam i gatshëm të votoj përsëri ligjin që kam dërguar në vitin 2012.
Por përderisa Kushtetuta është në fuqi, nuk ka bandit në Shqipëri sa në botë që të më imponojë mua të shkel Kushtetutën.”, tha Berisha për mediat.

Ndërkohë avokati i Berishës ankimoi vendimin për detyrim paraqitje dhe ndalim dalje jashtë shteti.

Kujtojmë se ish-kryeministri refuzoi të marrë pjesë në gjyq, me pretendimin se nuk mund të shkelë Kushtetutën. Berisha përmend nenin 73 pika 2 ku theksohet se deputetit nuk mund të arrestohet apo t’i hiqet liria, pa autorizimin e parlamentit.

Ish-kryeministri akuzohet për korrupsion pasiv të kryer në bashkëpunim. Sipas SPAK ai favorizoi dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi për privatizimin e ish-kompleksit sportiv. Malltezi u la në masën e sigurisë arrest në burg, i cili gjithashtu ankimoi vendimin e shkallës së parë të Gjykatës së Posaçme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Avokatët: Kërkojmë përjashtimin e saj, shpërdoroi…!

‘Partizani’/ Berisha kallëzon në SPAK gjyqtaren Irena Gjoka