Policia e Tiranës ka arritur të zbulojë dhe të ndalojë nënën që braktisi foshnjën në një bodrum në zonën e Yzberishtit në Tiranë.
Sipas News 24, gruaja, me iniciale E.I., 29-vjeçe, ka lindur në Pogradec dhe banon në rrugën “3 Dëshmorët në Tiranë”.
Paraditen e sotme, (8 nëntor) u gjet në parkingun nëntokësor të pallatit një foshnje e porsalindur e cila u dërgua menjëherë në spital.
Ndërkohë, mësohet se aktualisht ajo po merret në pyetje nga policia për të dhënë shpjegime per ngjarjen.
“Më datë 08.11.2023, në bodrumin e një pallati në Yzberisht, është gjetur e braktisur një foshnjë e sapolindur.
Shërbimet e Policisë i kanë ofruar menjëherë ndihmën e parë foshnjës, e cila është transportuar me automjetin e Policisë, së bashku me stafin mjekësor, në spital”, thotë Policia.
Kujtojmë se ka qenë një banor i zonës që ka dëgjuar të qarat e bebes dhe ka njoftuar policinë.