MENU
klinika

FOTO/ Po lufton me sëmundjen e rëndë

Celine Dion shfaqet në publik për herë të parë pas 3 vitesh

02.11.2023 - 12:57

Këngëtarja e njohur Celine Dion pas tre vitesh mungesë është shfaqur së fundmi për herë të parë në publik në një lojë hockey në Las Vegas, Nevada.

Ndonëse prej kohësh është po lufton me sindromën stiff, ajo dukej në një gjendje të mirë shëndetësore.

“Një vizitë e shkëlqyer në lojën tonë në Vegas ditën e djeshme”-shkroi zëvendëspresidentja e Montrealit krahas një videoje të publikuar në Instagramin e saj. Celine shoqërohej nga djali i saj 22-vjeçar René-Charles dhe binjakët 13-vjeçarë Nelson dhe Eddy.

Megjithëse këngëtarja dukej në një gjendje të mirë shëndetësore, disa javë më parë motra e saj Claudette gjatë një interviste për mediat tha se së bashku me mjekët më të mirë është në kërkim të ilaçeve për të trajtuar sëmundjen e Celine.

“Ajo është e disiplinuar në çdo fushë të jetës së saj. Ne nuk po gjejmë asnjë medikament që të japë efekt, por është shumë e rëndësishme që ta mbajmë shpresën gjallë.”- tha ajo.

Sindroma stiff është një sëmundje e cila shkakton konvulsione, lëvizje të pavullnetshme të muskujve të fytyrës apo gjymtyrëve dhe rritje të ndjeshmërisë ndaj zhurmës dhe prekjes, sipas studimeve të para bëhet fjalë për një sëmundje autoimune.