MENU
klinika

Vizita në zonën e pengjeve

Çfarë “bixhozi” po luan kreu i Hamasit?

29.11.2023 - 10:30

Yayha Sinwar, lideri ‘karizmatik’ i Hamasit dhe vëllai i tij Mohammed, krahu i tij i djathtë, thyen të gjitha protokollet e sigurisë. Ata zbritën në një tunel për të takuar disa pengje, civilë të kapur në Izrael. ‘Numri një’, fliste në hebraisht, gjuhë që e mësoi gjatë qëndrimit të gjatë në burgjet e Izraelit, së bashku me njohuritë për shoqërinë armike.

Nëse dëshmitë e të liruarve janë të sakta, biseda joformale u zhvillua diku në kampin e refugjatëve Khan Younis, në krahun jugor të Rripit. Një konfirmim dhe jo një surprizë. Zona është konsideruar gjithmonë si zemra operative e lëvizjes palestineze, mes rrjeteve të tuneleve, rrugëve relativisht të sigurta drejt kufirit egjiptian, një rrugëdalje në rast se liderët detyrohen të ikin. Sinwar dhe udhëheqësi ushtarak Mohammed Deif i njohin rrugët, rrugicat, lagjet sepse kanë lindur mes këtyre shtëpive, një vend që me kalimin e kohës është kthyer në një fortesë.

Hamas hardliner Yahya Sinwar elected as Gaza leader - BBC News

Israeli ka deklaruar se Khan Younis do të jetë objektivi i fazës tjetër të ofensivës, duke premtuar se do të neutralizojë të gjithë zinxhirin hierarkik  të Hamasit. Sinwar është i vetëdijshëm për rreziqet, por duke kontrolluar personalisht kushtet e “presë së luftës” ai donte të dërgonte një sinjal të qartë se mund të manovronte në një situatë rrethimi, ndërsa kundërshtarët nuk ishin shumë larg.

Sapo filloi ofensiva, kampi u godit më pak se në veri, megjithatë ai mbeti nën vëzhgim të vazhdueshëm. Së pari dronët izraelitë, më pas ata amerikanë, monitoruan sektorin për orë e ditë të tëra, duke patrulluar në kërkim të të dhënave për të rrëmbyerit dhe muxhahedinët. Njësia 504 e inteligjencës ushtarake hebreje aktivizoi rrjetin e saj së bashku me Shin Bet, duke punuar së bashku, gjë që çoi në vrasjen e disa kuadrove, disa aktivë në Khan Younis: Tisir Mbasher, komandant i sektorit verior të kampit dhe Midhat Mubashar zyrtar i anës perëndimore; Hassan al Abdallah, menaxher i njësisë raketore; Yakub Ashur, kreu i departamentit antitank.

Figura të tjera që besohet se ishin shumë pranë majës së piramidës humbën jetën në bastisje. Pasojë e punës së spiunëve, ndoshta e ndihmuar nga ndonjë informatë e blerë me shpërblime monetare të premtuara nga Izraeli. Në momentet e vështirësive të mëdha mund të jetë dikush i gatshëm për të “folur”, veçanërisht nëse shohin mundësinë e ndryshimit të jetës. Hamasi e ka marrë parasysh kët , në Gaza dhe jashtë saj, ku janë zbuluar disa bashkëpunëtorë.

Dhe Sinëar, ndër themeluesit në fund të viteve 1980 të al Majid, kundër-spiunazhi i ngarkuar me eliminimin e tradhtarëve, e mori këtë parasysh edhe më shumë. Një mision të cilit ai iu përkushtua me vendosmëri në Rrip por mbi të gjitha në Khan Younis. Tani objektivi i gjallë mund të ketë vendosur të shkojë diku tjetër, në një strehë tjetër të sigurt, duke përdorur armëpushimin. Ose mbeti në “oborrin e shtëpisë” , terrenin miqësor nga ku dikton lëvizjet e sfidës dhe rrit prestigjin e tij.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Konflikti mund të bëhet më i përgjakshëm pas armëpushimit

Lirimi i pengjeve kthehet në “makth” për Izraelin

Strategjia e “prerjes së kokave”

Kush është shënjestra e radhës e Izraelit?


“Përpjekje për të ruajtur një balancë delikate politike“

VOA: Netanyahu takime të veçanta me Biden, Harris dhe Trump

Analiza nga DW/ Foli shumë pak për Donald Trump

Pse Scholz mendon se Kamala Harris mund të fitojë në SHBA

“Izolimi i Kinës” nga bota

Si e mbylli Xi Jinping vendin?