MENU
klinika

Minuta edhe për Brojën

Chelsea nuk “ndez”, fitore e thellë e Newcastle

25.11.2023 - 20:53

Newcastle ka mundur Chelsean me shifrat 4-1 në shtëpi, në ndeshjen e Premier League. Të zotët e shtëpisë kaluan në epërsi në minutën e 13-të. Pas disa pasimesh të bukura rreth zonës së rreptësisë, sulmuesi me pasaportë suedeze, Isak, u tregua i saktë nga fare pranë portës.

Portieri Nick Pope nuk mund të bënte asgjë në minutën e 23-të, kur me një ekzekutim perfekt të një goditje dënimi, Raheem Sterling “ndezi” festën mysafire në tribunat e St. James’ Park (Newcastle).

Djemtë e Eddie Hoëe, me mjaft karakter morën përsëri avantazhin në të 60-tën me mbrojtësin anglez, Lascelles. Vetëm 2 minuta më pas, Joelington thelloi shifrat, duke e kthyer në mision të pamundur përmbysjen për rivalët.

James u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 73-të, duke vështirësuar akoma më shumë sfidën për Blutë e Londrës. Pavarësisht aktivizimit të Armando Brojës në 20 minutat e fundit, ndeshja nuk ndryshoi kah, me Gordon që pak para fundit vendosi emrin në listën e golashënuesve. Newcastle renditet në vendin e gjashtë, Chelsea pozicionohet në vendin e 10-të.