MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Cilët janë më të fortë, dhëmbët e bardhë apo të verdhë

15.11.2023 - 12:43

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Cilët janë më të fortë, dhëmbët e bardhë apo të verdhë

Mjeku: Dhëmbët e shëndoshë janë më të fortë, pavarësisht nëse janë të bardhë ose të verdhë- thonë ekspertët.

Dhëmbët e bardhë të bukur që i shohim nëpër filma duhet harruar që mund t’i kemi në realitet. Ato janë shtresa artificiale dhe nuk janë të shëndetshme. Dhëmbët e tillë nuk janë të fortë, kërkojnë kujdes të veçantë, sidomos atëherë kur jeni duke ngrënë ushqim.
Më të fuqishëm janë, padyshim, dhëmbët e shëndoshë, ndërsa ata nuk janë dhëmbë të bardhë. Së paku jo të tillë që zbardhohen sikur letra.

Dhëmbët e shëndoshë të natyrshëm janë për disa nuanca më të errët, prandaj duken sikur të jenë të verdhë.

Ngjyra natyrore e smaltit të dhëmbëve është e kaltër në të bardhë, por ajo njëkohësisht është edhe paksa e tejdukshme, ashtu që në kombinim me të verdhën jep ngjyrën, e cila është ose e hirtë e ndritshme ose e verdhë e ndritshme.

Ngjyra e errët e dhëmbëve mund të jetë pasojë e pirjes së duhanit ose pasojë e ndonjë çrregullimi të rrallë metabolik. Kjo mund të rregullohet me zbardhimin dhe shkëlqimin e shtresës së sipërme të smaltit, e cila nëse realizohet nga ekspertët, asnjëherë nuk është e dëmshme.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.