Si pasojë e motit të keq dhe përmbytjeve të raportuara në disa zona në Francë, autoritetet kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në disa zona të vendit. Bëhet me dije se gjithashtu janë evakuuar banesa e shkolla në rajonin e Calais dhe në Alpe.
Reshjet e dendura kanë bërë që lumenjtë të dalin nga shtrati, duke shkaktuar dëme në qindra qytete dhe fshatra. Ndërkohë autoritetet kanë ndarë një fond urgjencë prej 50 milion €, për të ndihmuar autoritetet lokale të përballen me krizën. Ndërsa 80 milionë euro po përdoreshin për të ndihmuar fermerët në zonat e prekura.
Shërbimi kombëtar i motit Météo France tha se disa departamente mbetën në gatishmëri të lartë, pasi gjatë 24 orëve të ardhshme në Francën lindore, mund të ketë përkeqësim të kushteve të motit.