MENU
klinika

Pasi konfirmoi lidhjen

Dafina Zeqiri ndan me fansat momentin romantik me të dashurin

01.11.2023 - 13:21

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ditën e djeshme iu dha fund aludimeve duke konfirmuar lidhjen me partnerin e saj, biznesmenin kosovar, Kreshnik Gjergji përmes një postimi në Instagram.

Në fotot e publikuara çifti shkëmbejnë puthje pasionante së bashku, teksa duket qartë që sytë e tyre që shkëlqejnë nga dashuria e madhe që ata kanë për njëri-tjetrin.

Mesa duket ai e mbështet këngëtaren në në çdo hap që ajo ndërmerr për karrierën e saj muzikore duke përfshirë këtu edhe pjesëmarrjen në koncertet e saj.

Kreshinku dhe Dafina janë shumë aktivë në rrjetet sociale përmes së cilave ndajnë me fansat pjesë nga lumturia e tyre.

Së fundmi artistja ka rpostuar në InstaStory një video romantike me të dashurin e saj i cili pas koncertit e mbante atë shpinë.

“Pasi po sjell lekë në shtëpi”– ka shkruar Dafina krahas videos.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Këngëtarja publikon foton krah partnerit të saj

Dafina Zeqiri konfirmon romancën e re