10.11.2023 - 11:43
Pamjet që shihni tregojnë momentet e tensionit brenda mbledhjes së Komisonit për Çështjet Europiane, duke bërë që seanca të ndërpritet.
Deputetët e opozitës, siç shihet nga pamjet e siguruara për BalkanWeb nga gazetari Osman Stafa, i bien tavolinave dhe mikrofonave, duke krijuar zhurmë të mëdha në sallë. “Mbylle mbledhjen”, dëgjohet teksa Ina Zhupa dhe Koreshi që i drejtohen Etilda Gjonajt që të mbyllë mbledhjen.
Ndërkohë nuk kanë munguar përplasjet verbale mes deputetëve të opozitës dhe atyre të maxhorancës, të cilët kanë ironizuar veprimet e demokratëve.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
"Berisha ka frikë të përballet me drejtësinë"
Dyrnjaja: Çfarë fshihet pas heshtjes së Ilir Metës
“Po luftojmë për qytetarët”