MENU
klinika

Vetting politikanëve/ Basha depoziton p/ligjin në Kuvend

“Do hetojmë pasurinë e familjarëve, të rrethit shoqëror e lidhjet me krimin”

06.11.2023 - 18:32

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka deklaruar ditën e sotme përmes një komunikimi në rrjetet sociale se politikanët shqiptarë duhet t’i nënshtrohen vettingut në të njëjtën mënyrë si magjistratët.

Sipas Bashës nuk ka më asnjë alibi dhe çdo deputeti i Parlamentit duhet të shprehet përmes votës për ligjin e vettingut të politikanëve.

Ai u shpreh më tej se përmes këtij ligji do bëhet e mundur që shqiptarëve t’u tregohen cilët janë politikanët e korruptuar dhe të lidhur me krimin e që nuk i shërbejnë interesave qytetare.

“Duhet që politikanët shqiptarë t’i nënshtrohen të njëjtit kontroll si magjistratët, por edhe punonjësit e gardës dhe policisë. Nuk ka më asnjë alibi, çdo deputet duhet të shprehet përmes votës së tij për ligjin e vettingut të politikanëve.

Duhet t’i tregojmë shqiptarëve cilët janë politikanët e korruptuar, të lidhur me krimin dhe për t’i dhënë shqiptarëve një politikë të pastër”, tha Basha mes të tjerash.