MENU
klinika

Si e fshehu kryebashkiaku i Kuçovës

Dokumenti nga Greqia, Kreshnik Hajdari ka qenë i dënuar!

13.11.2023 - 12:31

Kreshnik Hajdari rezulton se ka qenë i dënuar nga drejtësia greke, por kryebashkiaku i Kuçovës e ka fshehur në formularin e dekriminalizimit.

Sipas njoftimit të prokurorisë, ai rezulton i dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Janinës.

Kryebashkiaku socialist është shpallur fajtor për kalim të paligjshëm të kufirit në vitin 1999 në moshë të mitur dhe ndaj tij u vendos “masa riedukuese e qortimit”.

“Rezulton të jetë i dënuar me vendim të formës së prerë Nr. 3286/23-6-1999, nga Gjykata e Shkallës së Parë Janinë/Gjykata Penale me Një Anëtar, e cila ka vendosur: Në prani të të pandehurve …14) Hajdari Kreshnik, i biri i RIZA dhe i HALIME, i lindur më 29-7- 1982 në Berat, Shqipëri, puntor (i bashkëgjykuar i mitur): Shpall fajtor secilin nga personat madhore të përgjegjshëm penalisht dhe shkaktar sejcilin nga personat e mitur të përgjegjshëm penalisht (“ka kryer një vepër”) për shkeljet: Hyrja në territorin grek pa ruajtur formalitetet ligjore përkatëse (shkelje e nenit 4 §§ 1 dhe 3 të Ligjit 1975/1991). Dënon secilin nga personat madhorë penalisht të pandehur, të shpallur fajtor me: Katër (4) muaj të pandehurit e mitur të shpallur fajtorë me: Masa riedukuese e qortimit”, thuhet në vendimin e gjykatës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ankimimi për rezultatin e zgjedhjeve të 14 Majit

Nis rinumërimi i votave në bashkinë Kuçovë