MENU
klinika

“E përjetova keq famën”

Dua Lipa rrëfen për herë të parë vështirësitë që hasi në fillim të karrierës!

15.11.2023 - 13:21

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa është një ndër artistet që po korr suksese të një pas njëshme në estradën muzikore.

Dua Lipa u ndje e rraskapitur në vitin e saj të parë të famës: Bang Showbiz
28-vjeçarja publikoi albumin e saj debutues në vitin 2017, por pranoi se është lodhur shumë gjatë periudhës së promovimit kështu që u zotua të mos e linte më kurrë veten në atë situatë.

Gjatë një interviste të zhvilluar së fundmi në “KISS FM” ajo ka treguar se është e “mërzitur gjatë gjithë kohës” kur është bërë e famshme për herë të parë.

“Kishte kaq shumë momente, kur fillova për herë të parë isha vetëm në fotosesione të vazhdueshme, duke udhëtuar dhe duke bërë shfaqje dhe duke mos dashur të humbas asnjë mundësi veçanërisht në Amerikë kur isha duke bërë intervista natën vonë ose në mëngjes ose çfarëdo tjetër”– tha 28-vjeçarja.

Ndër të tjera këngëtarja tregoi sakrificat që ajo duhej të kalonte për të tu bërë një “yll”.

“Shumë kohë, më duhej të ngrihesha dhe të performoja dhe për një shfaqje amerikane, kisha 30 minuta para se të fillonim regjistrimin, thjesht të përpiqesha të kuptoja një rutinë, të kërceja, të performoja dhe ta bëja atë gjë. Nëse mundem, unë do ta kisha ndryshuar plotësisht këtë. Kur bëra albumin tim të fundit, kurrë nuk doja ta kaloja atë përsëri”-tha ajo.