MENU
klinika

Gjykata e Lartë rrëzon planin e qeverisë britanike

“Emigrantët shqiptarë nuk do të dërgohen në Ruanda”

15.11.2023 - 12:49

Plani i qeverisë britanike për të dërguar në Ruanda emigrantët e paligjshëm, përfshirë dhe shqiptarët, është rrëzuar nga Gjykata e Lartë, duke i dhënë fund mbi 18 muaj betejave ligjore në gjykatat e Mbretërisë së Bashkuar.

Lordi Reed njoftoi vendimin “unanim” nga gjyqtarët e gjykatës të mërkurën, duke thënë se ata që dërgoheshin në vend do të ishin në “rrezik real” për t’u kthyer në shtëpi, pavarësisht nëse arsyet e tyre për të kërkuar azil ishin të justifikuara apo jo.

Por qeveria tha se “nuk e ka problem me vendimin” dhe se Ruanda ishte “e përkushtuar ndaj detyrimeve të saj ndërkombëtare” për të drejtat e njeriut.

Plani ishte njoftuar për herë të parë nga Boris Johnson, në prill të vitit 2022, atëherë kryemunistër.

Të gjithë kryeministrat e njëpasnjëshëm pohuan se politika do të vepronte si një pengesë për ata që kërkonin të kalonin Kanalin, si dhe do të ndihmonte për të shkatërruar bandat e kontrabandës së njerëzve.

Por gjyqtarët thanë se sipas Konventës së Kombeve të Bashkuara për refugjatët, azilkërkuesit duhej të mbroheshin nga “kthimi”, duke u kthyer në vendin e tyre, dhe ky nuk do të ishte rasti në Ruanda.

Lordi Reed vuri në dukje se Gjykatës së Lartë “i kërkohet të vendosë” nëse politika është “e ligjshme”, duke shtuar se kjo është një “pyetje ligjore” dhe gjykata “nuk është e shqetësuar me debatin politik” në lidhje me skemën.

Ai tha se baza e vendimit është marrë në të drejtën ndërkombëtare, duke përfshirë Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, por edhe traktate të ndryshme të OKB-së.

Organizatat bamirëse të refugjatëve e kanë quajtur vazhdimisht propozimin “çnjerëzor” dhe thanë se ai shkel ligjet e të drejtave të njeriut, ndërsa partitë opozitare e kanë konsideruar planin një “mashtrim”.

Një urdhër nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ndaloi fluturimin e parë për në Ruandë në qershor të vitit të kaluar dhe skema është përfshirë në procese gjyqësore që atëherë, që do të thotë se asnjë azilkërkues ende nuk është deportuar.