17.11.2023 - 21:50
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan gjatë takimit me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, foli për luftën mes Izraelit dhe Hamasit.
Sipas Erdoganit ‘Izraeli ka armë bërthamore, por po gënjejnë dhe po i fshehin’.
“A ka Izraeli aktualisht armë bërthamore? Po, por nëse i pyet për këtë, ata do t’ju thonë se nuk kanë. Ata dinë të gënjejnë shumë mirë”, tha Erdogan.
Që prej nisjes së konfliktit të armatosur në Lindjen e Mesme, presidenti turk ka mbështetur Hamasin, dhe ka dënuar aktet e sulmet e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazave, ku për pasojë kanë humbur jetën mbi 11 mijë civilë palestinezë.