MENU
klinika

Lufta në Rripin e Gazës

Erdogan bën deklaratën e fortë: Izraeli ka armë bërthamore por i fsheh, ata dinë të gënjejnë

17.11.2023 - 21:50

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan gjatë takimit me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, foli për luftën mes Izraelit dhe Hamasit.

Sipas Erdoganit ‘Izraeli ka armë bërthamore, por po gënjejnë dhe po i fshehin’.

“A ka Izraeli aktualisht armë bërthamore? Po, por nëse i pyet për këtë, ata do t’ju thonë se nuk kanë. Ata dinë të gënjejnë shumë mirë”, tha Erdogan.

Që prej nisjes së konfliktit të armatosur në Lindjen e Mesme, presidenti turk ka mbështetur Hamasin, dhe ka dënuar aktet e sulmet e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazave, ku për pasojë kanë  humbur jetën mbi 11 mijë civilë palestinezë.