Java ka nisur me rënie të monedhave kryesore në vend në raport me Lekun. Përveç Euros, një rënie të fortë ka pasur edhe Dollari amerikan.
Për ekspertët një monedhe europiane e dobët pritet të qëndrojë e tillë edhe në vijim, për shkak se është krijuar një qëndrueshmëri konstante në raport me monedhat e tjera.
“Edhe me kalimin e sezonit turistik dhe me shumë faktorë të tjerë kemi parë që kemi të bëjmë me një kurs të qëndrueshëm afatgjatë”.
Por sa i shërben ekonomisë një monedhë kombëtare dominuese në raport me valutën e huaj me të cilën këmbehet?
“Natyrisht e kanë më të lehtë shlyerjen e kredisë kur Euroja është më e lirë dhe në raport me lekun. Efekte ka edhe në treguesit e borxhit publik”.
Blerjet e Bankës së Shqipërisë për rezervë valuatore kapin shifrën e 230 mln eurove nga 300 mln euro të planifikuara deri në fund të vitit 2023. Nga ana tjetër zhvlerësimi i euros nisi që në fillim të javës së shkuar, duke humbur 6 pikë këtë të martë.
Ndërkohë sipas Bankës së Shqipërisë, përshpejtimi i shpenzimeve buxhetore në fundvit mund të nxisin rritjen e monedhës europiane, teksa sipas këtij institucioni nuk parashikohen ndërhyrje të tjera në treg për të zbutur luhatshmëritë e kursit të këmbimit.