MENU
klinika

Dyfishon buxhetin e mbrojtes

Evropa nuk e harron Ukrainën, Gjermania i çudit të gjithë

13.11.2023 - 09:29

Pavarësisht luftës në Lindjen e Mesme mes Izraeli dhe Hamasit, Evropa nuk e ka harruar Ukrainën dhe konfliktin e vazhdueshëm atje. Gjermania planifikon të dyfishojë ndihmën ushtarake për Ukrainën vitin e ardhshëm, që do të thotë se buxheti ushtarak për Ukrainën, i miratuar këtë javë nga partitë e koalicionit qeverisës, do të rritet nga katër miliardë në tetë miliardë euro, raportoi sot gazeta Bild, duke cituar burime. Sipas raportimeve, komisioni buxhetor i Bundestagut ende nuk e ka miratuar këtë vendim javën e ardhshme. Për Kievin, kjo do të thotë më shumë armë, më shumë municione në luftën mbrojtëse kundër Rusisë, sipas gazetës gjermane. “Dyfishimi i ndihmës ushtarake për Ukrainën është i saktë dhe i rëndësishëm. Fakti që plotësojmë kuotën e NATO-s prej 2.1 për qind është një sukses i madh”, tha për “Bild” eksperti buxhetor Andreas Schwartz nga Partia Socialdemokrate e Gjermanisë. Ministria e Financave fillimisht dha katër miliardë euro për ndihmë ushtarake në buxhetin federal për vitin 2024. Megjithatë, pothuajse të gjitha paratë shkuan për projekte tashmë të dakorduara. Ministri i Mbrojtjes Boris Pistorius kërkoi 5 miliardë euro shtesë gjatë marrëveshjes së buxhetit. Në fund, u arrit një marrëveshje për katër miliardë ndihmë shtesë për vitin 2024. Përveç kësaj, janë dy miliardë euro që mund të shpenzojë Ministria e Mbrojtjes në kuadër të të ashtuquajturit autorizimet për kontratat afatgjata të mbrojtjes . Sipas raportimeve, Gjermania aktualisht ofron ndihmën më të madhe ushtarake për Ukrainën pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke ofruar më shumë se 17.09 miliardë euro nga 24 shkurti 2022 deri më 31 korrik të këtij viti.